Mourinho: Ky lojtar nuk largohet nga Man Utd

Futboll

Mourinho: Ky lojtar nuk largohet nga Man Utd

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 08:27
Jose Mourinho

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, nuk besoj se Alexis Sanchez do të kërkojë të largohet nga klubi në janar, duke e mbështetur këtë të fundit në kthimin e formës së tij.

Reprezentuesi nga Kili u konsiderua një transferim i madh nga ‘Djajtë e Kuq’, kur ai vendosi të kalojë në ‘Old Trafford’ nga Arsenal.

Megjithatë, 29 vjeçari ka kaluar një kohë të vështirë në fanellën e Manchester United, duke qenë pjesën më të madhe të kohës vetëm hija e atij lojtari që shkëlqeu gjatë katër viteve në ‘Emirates Stadium’.

“Ai kurrë nuk më ka thënë se dëshiron të largohet, ai kurrë nuk më ka thënë se nuk është i lumtur të qëndrojë”, ka deklaruar Jose Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat