Man City dhe Liverpool nuk dinë të ndalur, Man Unitedi ndalet nga Crystal Palace

Futboll

Man City dhe Liverpool nuk dinë të ndalur, Man Unitedi ndalet nga Crystal Palace

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 18:16
Pamje nga ndeshja

Lideri dhe kampioni në fuqi i Premierligës, Manchester City dhe përcjellësi i tij i parë, Liverpooli, kanë regjistruar fitoret e radhës në Premierligë ndaj West Hamit dhe Watfordit përkatësisht, të shtunën duke e ruajtur rekordin pa humbje deri tani këtë sezon në ligë.

Ndërsa, Manchester Unitedi dështoi ta rigjejë rrugën e fitores pasi u ndal nga Crystal Palace në “Old Trafford” një takim që u mbyll pa gola 0-0.

Skuadra e Pep Guardiolës, e mundi West Hamit qysh në pjesën e parë të takimit në Londër, kur i shënoi tri nga katër golat.

David Silva në minutën e 11-të, Raheem Sterling në minutën e 19-të dhe Leroy Sane në minutën e 34-të realizuan për fitores e pastër të Cityt.

Sane shënoi edhe një herë në fund të takimit për 4-0.

Në anën tjetër, Liverpooli, për të cilën kosovari i Zvicrës Xherdan Shaqiri luajti 74-të minuta, e mposhti Watfordin 3-0 , falë golave të realizua nga Mohamed Salah në minutën e 67-të, Alexander-Arnold në minutën e 76-të dhe Roberto Firmino në minutën e 89-të.

Manchester City vazhdon të jetë lider me 35 pikë, dy më shumë se Liverpooli në vendin e dytë.

Manchester Unitedi renditet në vendin e shtatë me 21 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat