Fenomeni Adshead refuzon Barçën dhe City për kategorinë e tretë

Futboll

Fenomeni Adshead refuzon Barçën dhe City për kategorinë e tretë

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 08:15
Fenomeni Adshead

Kur flitet për talentet e reja, pothuajse gjithmonë bëjmë të njëjtën pyetje. Është më mirë që të rriten tek një skuadër e vogël, ku do të kenë mundësinë të përballen me futbollin, apo të përfshihen me akademitë e të rinjve ku do të luajnë kundër bashkëmoshatarëve të tjerë premtues?

Skuadrat e mëdha duket se janë pajtuar me opsionin e dytë dhe kanë blerë kampionë të rinj nga e gjithë bota, duke mbushur ekipet e tyre me lojtarë që mund të jenë fenomenet e së ardhmes. Është e vështirë t’i refuzosh ofertat e klubeve si Manchester City apo Barcelona. Megjithatë, siç raporton “The Sun”, ka edhe nga ata që preferojnë të luajnë në kategorinë e tretë.

Ky është rasti i Dan Adshead, i cili sapo ka bërë edhe debutimin e tij me kombëtaren U-18 të Anglisë. Së bashku me të në fushë kanë qenë edhe lojtarë që vinin nga akademitë e klubeve më të rëndësishme në Premier League. Edhe ai mund kishte qenë pjesë e tyre, nëse për ditëlindjen e tij të shtatëmbëdhjetë nuk do të kishte marrë një dhuratë shumë speciale.

Kontrata e parë profesionale me Rochalde, League One, kategoria e tretë e futbollit anglez. Një zgjedhje e rëndësishme, duke patur parasysh ekipet që i kishin ofruar një vend në akademitë e tyre. Mes pretendentëve ishin dy skuadrat e Manchester, Livepool-i, Chelsea dhe Arsenal, por edhe gjigantët e futbollit si Barcelona dhe Bayern Munich. Megjithatë, djaloshi nuk kishte asnjë dyshim. Rruga më e rrahur nuk është gjithmonë ajo e duhura.

“Jam te Rochalde që në moshën 8 vjeç. E di se shokët e mi në kombëtare luajnë në klube shumë më të rëndësishëm, por unë kam mësuar të luajë futboll pikërisht këtu. Ajo që ka rëndësi për mua është që të kem minuta për të luajtur në ndeshjet e League One dhe jo të luaj ndeshje me akademitë. Eksperienca ime tregon se për të ecur përpara nuk është e nevojshme të jesh në akademinë e një skuadre të madhe”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat