A është Shaqiri ndër me të vlerësuarit nga ‘Daily Mail’?

Futboll

A është Shaqiri ndër me të vlerësuarit nga ‘Daily Mail’?

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 12:53
A është Shaqiri ndër me të vlerësuarit nga ‘Daily Mail’?

Liverpooli nuk njeh humbje në 13 javët e para në Premier League, ka 10 fitore e 3 barazime, duke zënë pozitën e dytë me 33 pikë, dy me pak se kampioni në fuqi dhe lideri Manchester City. Liverpooli kreu edhe detyrën e radhës, si mysafirë e deklasoi me rezultat 3:0 Watfordin, duke iu falënderuar golave të Salah (67’), Alexander-Arnold (76’) e Firmino (89’). Duhet veçuar golin e Alexander-Arnold i cili nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra shënoi eurogol, ku portieri Foster vetëm me shikim e ka përcjell topin se si futej në rrjetë në këndin e epërm të majtë. Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, luajti standard deri në minutën e 74-të dhe u tregua mjaft i mirë, duke u vlerësuar me notë 7 nga britanikja “Daily Mail”.

Notat e lojtarëve, Watford (4-4-2): Foster 7; Femenia 6, Cathcart 7, Mariappa 7, Masina 6; Hughes 6.5 (Gray 75, 6), Doucoure 7, Capoue 7, Pereyra 6.5; Deulofeu 6.5 (Success 57, 6), Deeney 6.

Liverpool (4-2-3-1): Alisson 6; Alexander-Arnold 7, Lovren 6, Van Dijk 7.5, Robertson 7; Henderson 4.5, Wijnaldum 6; Shaqiri 7 (Milner 74, 6), Firmino 7 (Matip 90), Mane 7; Salah 7 (Fabinho 86).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat