Barcelona është në hall nga klubet e Premierligës.
Barcelona është e rrezikuar nga klubet e Premierligës, që duan në vazhdimësi lojtarët e tyre.
Skuadra katalonase mund ta humbet Andre Gomesin, pasi Everton e dëshiron transferimin permanent të tij.
Barcelona e ka në huazim te skuadra angleze mesfushorin portugez, mirëpo ‘Toffes’ e duan kartonin e tij të plotë.
Gomes ka impresionuar Evertonin me pesë paraqitjet e tij, andaj ata e duan me çdo kusht qëndrimin në Premierligë.