Barcelona me mungesa të mëdha

Futboll

Barcelona me mungesa të mëdha

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 16:11
Barcelona me mungesa të mëdha

Barcelona do të udhëtojë drejt Holandës për t’u ndeshur me PSV-në, në përpjekje për ta siguruar vendin e parë në grup në Ligën e Kampionëve, por nuk do të mundë të llogarisë në disa lojtarë kyçë.
Me fitore të mundshme, Barça siguron vendin e parë pasi tashmë e ka të garantuar kualifikimin nga faza e grupeve.
Philippe Coutinho dhe Ivan Rakitiç janë kthyer në skuadër, ndërsa Luis Suarez, Arthu dhe Cillessen dhe Rafinha nuk janë në listën e Ernesto Valverdes. 
Lojtarët e ftuar nga Valverde: Ter Stegen, Iñaki Peña, Ezkieta, Jordi Alba, Umtiti, Piqué, Lenglet, Semedo, Busquets, Rakitic, Coutinho, Denis, Arturo Vidal, Dembélé, Malcom, Messi, Munir, Aleñá, Miranda, Riqui Puig and Chumi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat