Sokratis paralajmëron rivalët e Arsenal

Futboll

Sokratis paralajmëron rivalët e Arsenal

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 22:49
Sokratis Papastathopoulos

Sokratis Papastathopoulos ka paralajmëruar rivalët e Arsenal për potencialin e skuadrës së tij.

Mbrojtësi mendon se “Gunners” janë duke luajtur vetëm në 70-80 përqindëshin e tyre.

Sipas tij, top katërshja do të jetë objektiv që do të arrihet këtë edicion.

“Jemi në 70 apo 80 përqind të potencialit tonë” ka thënë mbrojtësi grek për reporterët.

“Sigurisht se duhet të përmirësohemi. Sigurisht se duam ta vëmë Arsenalin në mesin e më të mirëve në Premierligë. Mundohemi çdo ditë për këtë” ka thënë më tutje ai.

“Kemi besim se mund të futemi në top katërshen, por nuk do të jetë e lehtë, e dimë këtë” ka përfunduar ai.

Arsenal ndeshjen e radhës në Premierligë do ta luaj kundër rivalëve nga Londra, Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat