Emri i Mourinhos sërish lidhet me Realin

Futboll

Emri i Mourinhos sërish lidhet me Realin

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 08:30
Mourinho dhe Perez

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez mban shpresën e ribashkimit me Jose Mourinhon.

Ky i fundit është i angazhuar me punë te Manchester United, por portugezi mbetet objektivi kryesor për Perezin, pavarësisht emërimit të Santiago Solarit si trajner i përhershëm.

Argjentinasi ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2021, megjithatë spanjolli nuk beson në aftësitë e strategut.

Megjithatë, “Sport” shkruan se për një rikthim të “Speciale One” pas tre viteve të qëndrimit në Madrid midis 2010 dhe 2013.

Bosi i Tottenhamit, Mauricio Pochettino gjithashtu mund ta marr drejtimin e Los Blancos, por Mourinho ka mbështetjen më të madhe nga Perez dhe anëtarët e tjerë të bordit.

Gjithashtu është raportuar se në krye të shtabit teknik madrilen mund të vjen edhe trajneri italian, Antonio Conte.

Ndryshe, Reali ka siguruar një biletë për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat