Chelsea, bilanc 100 për qind në Europa Ligë

Futboll

Chelsea, bilanc 100 për qind në Europa Ligë

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 22:57
Chelsea

Chelsea ka shënuar fitoren e pestë në Europa Ligë duke ruajtur kështu bilancin pozitiv të tyre. Viktimë e radhës e skuadrës së Maurizio Sarrit ishte PAOK’u, të cilën Chelsea e mundi në Stamford Bridge me rezultat 4-0

Chelsea është duke kryesuar pa pengesa në Grupin L, ku sonte ka arritur në kuotën e 15 pikëve, nga ndeshje, aq sa edhe ka luajtur në këtë garë.

Chelsea e fillojë furishëm këtë ndeshje derisa në minutën e shtatë gjërat u komplikuan për PAOK’un pasi që me të kuq u ndëshkua Yevhen Khacheridi.

Serinë e golave e nisi Olivier Giroud për Chelsean.

Fillimisht shënoi në minutën e 27 dhe mandej në minutën e 37, ku me dy golat e tij Chelsea shkojë në pauzë.

Në pjesën e dytë, Chelsea shënoi edhe dy gola të tjerë.

Në minutën e 60’të, i riu Hudson-Odoi shënon golin e tretë, kurse vulën takimit ja dha Morata pas disa minutave që kishte hyrë në lojë, saktësisht në minutën e 77’të.

Me këtë fitore, Chelsea ka bilanc 100 për qind në Europa Ligë, pasi që ka fituar pesë ndeshjet e Grupit L dhe prin e para më 15 pikë, duke lënë pas Bate Borisovin, Vidietonin dhe PAOK’un.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat