Memelli: Kemi humbur dy pikë, sulmi ka probleme

Futboll

Memelli: Kemi humbur dy pikë, sulmi ka probleme

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 17:33
Memelli: Kemi humbur dy pikë, sulmi ka probleme

Trajneri i Laçit, Migen Memelli, ka komentuar barazimin pa gola të regjistruar në shtëpi kundër Kamzës së vendit të fundit. Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga ai për emisionin “Gol pas goli”.

Çfarë nuk shkoi – “E dinim se kishim përballë një kundërshtar që do të mbrohej mirë. Takimi është luajtur në mesfushë. Treshja e sulmit nuk është paraqitur mirë dhe kemi kërkuar ta zgjidhim me goditje standarde. Kemi lënë dy pikë, por ky është futbolli”.

Problemet – “Nuk ka asgjë që nuk shkon me ekipin. Besoj shumë te lojtarët e mirë. Sigurisht do të ketë edhe ditë kur skuadra do të zhbllokohet. Ne nuk shikojmë të tjerët, por vetëm si të përmirësohemi dhe në fund të marrim maksimumin”.

Filozofia e lojës – “Jemi skuadër që kërkojmë rezultatin, por gjërat përkeqësohen ndonjëherë. Nuk kemi qenë konkretë dhe të qartë në sulm. Përgjegjësia jonë është të përmirësojmë skuadrën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat