Zbulohen datat e dy ndeshjeve mes Kosovës dhe Anglisë - Bota Sot
Zbulohen datat e dy ndeshjeve mes Kosovës dhe Anglisë

Futboll

Zbulohen datat e dy ndeshjeve mes Kosovës dhe Anglisë

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 21:52
Kosova do të luajë ndaj Anglisë në “Wembley” më 10 shtator të vitit 2019

Kombëtarja e Kosovës është pjesë e Grupit A për kualifikime në Kampionatin Evropian EURO 2020 me Anglinë, Republikën e Çekisë, Bullgarinë dhe Malin e Zi pas hedhjes së shortit sot në Dublin.

Kosova do të luajë ndaj Anglisë në “Wembley” më 10 shtator të vitit 2019, kurse ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri” do ta zhvillojë më 17 nëntor të vitit 2019.

Kjo është hera e parë për Kosovën që do të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

“Dardanët” kanë shkëlqyer gjatë këtij viti pas nuk dinë për humbje që nga nëntori i vitit 2017, dhe kanë përfunduar në vendin e parë në Grupin 3 në Ligën e Kombeve duke mos pësuar asnjë humbje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...