Interi kthen interesimin për Darmian

Futboll

Interi kthen interesimin për Darmian

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 14:25
Matteo Darmian

Zikaltërit janë vënë përsëri në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë.

Interi vazhdon të interesohet për Matteo Darmian.

Siç raporton Gazzetta dello Sport, problemet me lëndime të Sime Vrsaljkos kanë detyruar drejtuesit e klubit, të kërkojnë një alternativë tjetër për krahun e djathtë.

I pëlqyeri i Piero Ausilios mbetet Darmian, i cili pritet të largohet nga Manchester United, ku nuk po gjen hapësira.

Interi edhe gjatë verës kishte ofruar katër milionë euro për mbrojtësin italian, të cilin e kërkonte në huazim dhe 17 milionë të tjera për ta blerë, por “Djajtë e Kuq”, e kanë refuzuar këtë ofertë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat