Xhaka me një mesazh të fortë

Futboll

Xhaka me një mesazh të fortë

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 10:16
Xhaka me një mesazh të fortë

Barazimi 2:2 me Manchester Unitedin ditë më parë në “Old Trafford”, ishte ndeshja e 20 me radhë që “Topçinjtë” nuk dinë për humbje këtë sezon.

Të shtunën, kundër Huddersfield – Arsenali kërkon që kjo ecuri të shkojë në 21 ndeshje dhe Granit Xhaka ka premtuar se do të lënë edhe shpirtin në fushë për të vazhduar me rezultate pozitive.

“Do të japim gjithçka për të shkuar në 21 ndeshje pa humbje”, ka shkruar Xhaka në llogarinë e tij në Intagram.

Duke filluar nga ora 16:00, Arsenali sot pret Huddersfield Townin në “Emirates Stadium”, ndeshje e vlefshme për xhiron e 16 në Premierligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat