Drita dhe Ferizaj në çerekfinale

Futboll

Drita dhe Ferizaj në çerekfinale

Nga: K. Goca Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 14:36
KF Ferizaj

Kampioni në fuqi Drita nga Gjilani e mposhti me rezultat 5:3 Minatorin dhe kualifikohen në çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. 

Drita ia doli të shkoi më tej duke iu falënderuar golave të Bujar Shabani (2), Arbër Shala (1), Haxhi Neziraj (1) dhe  Xhevdet Shabanit (1). Ferizaj që ka kryetrajner Afrim Tovërlani vazhdon më tej. Ata si mysafirë e mposhtën me rezultat 2:1 Fushë Kosovën.

“Golat e fitores i shënuan Mirsad Idrizi (1) dhe Qëndrim Dautaj (1). Synimi i skuadrës sonë është triumfi i kupës, e cila na siguron daljen në Europë. Shihemi në pranverë me shumë ndryshime brenda klubit, përforcime të reja, dhe organizim më ndryshe”, bëhet e ditur nga KF Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat