Statistikë ku Messi i vetëm lë prapa Juventusin, Reali, Liverpoolin, PSG dhe gjigantët tjerë të Evropës

Futboll

Statistikë ku Messi i vetëm lë prapa Juventusin, Reali, Liverpoolin, PSG dhe gjigantët tjerë të Evropës

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 23:20
Lionel Messi,

Lionel Messi, i cili për shumë kë është lojtari më i mirë në historinë e futbollit, ka forcuar argumentin e atyre që mendojnë kështu me paraqitjen e tij kundër Espanyol.

Argjentinasi ishte thjeshtë i jashtëzakonshëm, i pandalshëm dhe i pagabueshëm në këtë ndeshje.

Ai realizoi dy nga katër golat që skuadra e tij shënoi në derbin e kryeqytetit katalunas, 

Të dy këto gola, Lionel Messi i realizoi nga gjuajtjet e lira, e që këto kanë bërë që ai të vendos një rekord.

Me këto dy gola, 10shi i Barcelonës ka realizuar 19 gola në 4 vitet e fundit, direkt nga gjuajtja e lirë.

Ai ka më shumë se e tërë skuadra e Juventus (18). Pasojnë Lyon, Real Madrid dhe Roma me nga 13-të.

Bayern ka shënuar 13 herë nga gjuajtja e lirë në këto katër vite. Nga 12 herë Sampdoria, Monaco dhe PSG.

Chelsea, Liverpool dhe Milan poashtu qëndrojnë prapa Messit, me nga 11 gola prej gjuajtjeve të lira.

Ky është Lionel Messi lexues të dashur. I papërsëritshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat