Mourinho kërkon një mbrojtës, klubi ia plotëson dëshirën

Futboll

Mourinho kërkon një mbrojtës, klubi ia plotëson dëshirën

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 14:07
Jose Mourinho

Manchester United pritet të bëjë përforcime në mbrojtje gjatë janarit.

Jose Mourinho edhe gjatë verës kishte kërkuar ta përforconte repartin e mbrojtjes, që mbetet pika më e dobët e Manchester United.

Por duket se drejtuesit e klubit me në krye Ed Woodward, janë bindur se në janar është e domosdoshme për të bërë një ndërhyrje për të përforcuar këtë repart.

The Sun raporton që dëshira e madhe e Mourinhos është mbrojtësi i Tottenham, Toby Alderweireld, për të cilin do të bëjë një ofertë gjatë janarit.

Belgu nuk është zgjidhja e parë e trajnerit Mauricio Pocchettino, prandaj edhe vetë lojtari do të pëlqente të transferohej në një ekip ku i garantohet se do të jetë titullar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat