Simeone: Rikthimi në formë i Diego Costas, përforcimi më i madh për Atleticon

Futboll

Simeone: Rikthimi në formë i Diego Costas, përforcimi më i madh për Atleticon

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 12:56
Diego Simeone

Trajneri argjentinas nuk dëshiron të bëjë shpenzime në afatin kalimtar të janarit.

Atletico Madrid mbetet një prej skuadrave më të forta në Evropë dhe trajneri Diego Simeone i ka të qarta idetë për ndërhyrjet që duhen bërë në skuadër.

Në konferencën për shtyp, përpara ndeshjes ndaj Club Burgge në Ligën e Kampionëve, trajneri nuk dha asnjë detaj për blerjet.

Përkundrazi, ai pret rikthimin e sulmuesit Diego Costan, i cili iu nënshtrua operacionit në këmbë në Brazil.

“Uroj që Diego Costa të jetë përforcimi ynë më i madh, duke nisur prej muajit shkurt”, tha Simeone. “Kam biseduar shpesh më atë dhe jam në brendësi të situatës ku ndodhet. Shpresoj të rikuperohet sa më mirë dhe të gjejë shpejt gjendjen fizike, pasi një futbollist si Costa na duhet në skuadër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat