Herrera do ta vazhdojë kontratën me Manchester United

Futboll

Herrera do ta vazhdojë kontratën me Manchester United

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 15:04
Ander Herrera

Mesfushori spanjoll pritet të qëndrojë për një kohë të gjatë me “Djajtë e Kuq”.

Ander Herrera është në bisedime të avancuara me Manchester United për vazhdimin e kontratës.

Spanjolli ka kontratë me “Djajtë e Kuq”, deri në fund të sezonit, prandaj në klubin anglez nuk duan ta humbasin si futbollist të lirë, duke i ofruar një marrëveshje të re.

Tek United janë të bindur se Herrera do ta pranojë propozimin e tyre dhe negociatat për kontratën re pritet të mbyllen deri në fund të këtij viti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat