Solari ia hapë derën për largim Navasit

Futboll

Solari ia hapë derën për largim Navasit

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 16:39
Keylor Navas

Situata e Keylor Navas tek Real Madrid po shkon duke u përkeqësuar.

Portieri i cili fitoi tri Liga të Kampionëve radhazi, nuk po gëzon fije respekti nga trajneri i Real Madrid, Santiago Solari.

“AS” shkruan se Solari  do të ishte i lumtur nëse Keylor Navas do të largohej në afatin e janarit.

Reprezentuesi i Kosta Rikës ka humbur vendin në formacionin startues këtë vit, pas ardhjes së Thibaut Courtois nga Chelsea.

Solari ka bërë të ditur se belgu do të jetë në bankën rezervë vetëm në ndeshjet e Copa del Rey, duke i bërë të qartë Navasit që nuk ka shpresa për më shumë minutazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat