Angellovski i dërgon të fala Kosovës!

Futboll

Angellovski i dërgon të fala Kosovës!

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 16:49
Angellovski i dërgon të fala Kosovës!

Maqedonia dhe Kosova, përmes balotazhit në Ligën e Kombeve do të kërkojnë, kualifikimin në Euro 2020. Trajneri i Maqedonisë Igor Angellovski, në një deklaratë për televizionin ‘Alsat’, për herë të parë flet për këtë ndeshje si dhe për cilësinë e futbollistëve të Kosovës. “Tek ne nuk presim ndryshime. Po ashtu me vëmendje të madhe do ndjekim çdo gjë që do ndodhë në taborin e Kosovës. Pa marrë parasysh  ashtu siç thatë se është anëtarja më e re e UEFA dhe FIFA-së. Për ne është kombëtare për respekt e cila përbëhet nga futbollist  të rinj, të cilët luajnë në skuadra të mira në kampionatet perëndimore. 

Po ashtu garat në Ligën e Kombeve, i mbyllën në pozitën e parë.  Secili që ka përfunduar në pozitën e parë, duhet të respektohet”, - thotë Angellovski. Angellovski shpreson se Maqedonia përmes kualifikime do merr vizën për Euro 2020 dhe ndeshja me Kosovën nuk do të luhet fare.  Në rast se  Angellovskit i plotësohet dëshira atëherë  “Dardanët” do kualifikoheshin në finalen e balotazhit të Ligës së Kombeve. “Në jemi të vetëdijshëm për cilësinë tonë. Besoj në cilësitë tona.

Dihet se tani kemi eliminatore dhe mundet ndonjë kombëtare përmes eliminatoreve të sigurojë kualifikim në evropian, ashtu që mund të mos luhet ajo përballje e balotazhit. Megjithatë po që se vjen deri tek balotazhi, mendon  maksimalisht të përgatitur do të futemi në atë përballje me të vetmin qëllim që ta mundim Kosovën dhe të kualifikohemi në finalen për kualifikim në evropian“, tha Angellovski, trajner i Maqedonisë. Pas përfundimit të garave të Ligës së Kombeve, por edhe të hedhjes së shortit për eliminatoret e Euro 2020, ky është prononcimi i parë i trajnerit të Maqedonisë për ndeshjen e balotazhit me Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat