Sot hidhet shorti i Ligës së Kampionëve

Futboll

Sot hidhet shorti i Ligës së Kampionëve

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Sot do të hidhet shorti i Ligës së Kampionëve.

Tashmë janë mësuar 16 skuadrat që kanë kaluar fazën e grupeve, ndërsa sot ato do ta mësojnë kundërshtarin e tyre.

Duke filluar nga ora 12:00, në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për fazën e 1/16 së finales së Ligës së Kampionëve,

Barcelona, Bayern München, Borussia Dortmund, Juventus, Manchester City, Paris Saint-Germain , Porto, Real Madrid, janë fituesit e grupit.

Ajax, Atlético Madrid, Liverpool, Lyon, Manchester United, Roma, Schalke, Tottenham Hotspur, janë skuadrat që u kualifikuan nga vendi i dytë.

Kujtojmë se në këtë xhiro, skuadrat nga e njëjta ligë nuk mund të përballen mes vete, ndërsa ndeshjet do të startojnë më 12 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat