Milani dështon ta transferojë edhe Quagliarelan, sulmuesi vazhdon me Sampin

Futboll

Milani dështon ta transferojë edhe Quagliarelan, sulmuesi vazhdon me Sampin

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 11:45
Quagliarelan

Një tjetër objektiv i kuqezinjve nuk do të transferohet në Milano.

Pasi dështuan ta kthenin Zlatan Ibrahimoviqin, drejtuesit e Milanit dështojnë edhe në planin B të tyre, atë të transferimit të veteranit të Sampdorias, Fabio Quagliarela.

Ky i fundit po bën një sezon perfekt, pavarësisht moshës prej 35 vjetëve, që nuk e kanë penguar aspak të shënojë nëntë gola dhe të japë pesë asistime në këto javë të para të kampionatit.

Gjithsesi bisedimet e drejtuesve të Milanit, për të vënë sulmuesin në dispozicion të Gattusos duket se kanë marrë fund tashmë, pasi Quagliarela ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën e Sampdorias.

Ka qenë vetë presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero ai i cili në përfundim të sfidës përballë Parmës, njoftoi arritjen e marrëveshjes për zgjatjen e kontratës me sulmuesin, deri në verën e 2020-ës.

Në këtë mënyrë, drejtuesit e Milanit do të duhet të hedhin sytë tek ndonjë sulmues tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat