Për shkak të Krishtlindjes, kjo ndodhi dje në Gjakovë

Gjakova

Për shkak të Krishtlindjes, kjo ndodhi dje në Gjakovë

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 07:54
Gjakovë

Në Gjakovë, të martën, nuk ka pasur qarkullim edhe aq të madh.

Kjo për faktin se të gjitha bizneset kanë qenë të mbyllura, për shkak të festës së Krishtlindjes, raporton KTV. 

Një vendim të tillë e ka marrë Komuna e Gjakovës, por të pakënaqur me vendimin e komunës janë shprehur pronarët e bizneseve private.

Ata nuk kanë dashur të prononcohen para kamerave, por janë mjaft të nervozuar për faktin që janë detyruar të mbyllin bizneset e tyre.

Mendim të ngjashëm me pronarët e bizneseve kanë edhe qytetarët.

E, kryetari Ardian Gjini tha se janë duke zbatuar vetëm atë çka parashihet me rregullore dhe ligj.

Drejtori i inspektoratit në komunën e Gjakovës, Nikollë Lleshi, ka thënë se po zbatohet rregullorja e komunës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat