I akuzuari Esat Bajrami është shpallur fajtor për dy veprat penale – atë të vrasjes dhe për armëmbajtje pa leje.
Gjykata e Gjakovës e ka dënuar Bajramin me 18 vjet burgim.
Në këtë dënim atij do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 1 nëntor 2017.
I njëjti është obliguar nga Gjykata që të paguajë shpenzimet procedurale në shumë prej 1521.68 euro, shpenzimet e paushallit gjyqësor në shumën prej 300 euro, si dhe shumën prej 50 euro në emër të kompensimit të viktimave të krimit.
Prokuroria e Gjakovës e akuzonte Bajramin se më 1 nëntor 2017 në qebaptoren “Toni Burger” kishte privuar nga jeta Arlind Hanën.
KALLXO.com ka raportuar edhe më herët për këtë rast.
Në lidhje me këtë rast ishte dëgjuar eksperti mjeko-ligjor, ai i psikiatrisë, i balistikës e gjithashtu edhe polici hetues.