Mbyllet “Gara për Gjakovë të pastër”, çmimet deri në 10 mijë euro

Gjakova

Mbyllet “Gara për Gjakovë të pastër”, çmimet deri në 10 mijë euro

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 08:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Komuna e Gjakovës sot mbyll fushatën mjedisore “Gara për Gjakovë të pastër” me një ceremoni të veçantë që organizohet në sheshin “Ali Podrimja” në këtë qytet.

“Gara për Gjakovë të pastër” nisi më 20 mars dhe u zhvillua në bashkëpunim me të gjithë qytetarët e kësaj komune dhe kishte për qëllim që nëpëmjet saj të promovohet mjedisi i pastër dhe i gjelbëruar.

Çdo aksion pastrimi që ishte ndërmarrë nga komuniteti nëpër lagje të caktuar ishte promovuar në rrjetin social Facebook dhe ishte verifikuar nga grupi i posaçëm mbikëqyrës i kësaj gare.

Në këtë ceremoni përmbyllëse do të ndahen çmimet dhe mirënjohje për të gjithë kontributdhënësit e kësaj gare.

Lagjja më e mirë do të shpërblehet me investime në vlerë 10 mijë euro, lagjja me vendin e dytë do të shpërblehet me 6 mijë euro dhe lagjja e tretë me 4 mijë euro investime.

Shpërblimet për shkollat me ambientin më të pastër do të shpërblehen me 5 mijë euro për vendin e parë, pastaj vendi i dytë me 3 mijë dhe vendi i tretë me 2 mijë euro.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat