Brahimaj takon banorët e Hereqit dhe Novosellës

Gjakova

Brahimaj takon banorët e Hereqit dhe Novosellës

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 10:26
Lahi Brahimaj

Kandidati për deputet i AAK-së, Lahi Brahimaj, është takuar me banorët e fshatrave Hereq dhe Novosellë të Komunës së Gjakovës.

Brahimaj tha se banorët e këtyre fshatrave kanë vendosur që t’i besojnë programit të AAK-së dhe Ramush Haradinajt si lider që ia ktheu dinjitetin vendit.

“Banorët e fshatrave Hereq e Novosellë kanë vendosur për një Kosovë unike dhe jo të copëtuar, për 100% shtet, për liderin që i ktheu dinjitetin vendit, për Ramush Haradinaj kryeministër”, tha ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat