Limaj në Gjakovë: Nën qeverisjen time do të ketë shtesa për fëmije dhe sigurime shëndetësore - Bota Sot
Limaj në Gjakovë: Nën qeverisjen time do të ketë shtesa për fëmije dhe sigurime shëndetësore

Gjakova

Limaj në Gjakovë: Nën qeverisjen time do të ketë shtesa për fëmije dhe sigurime shëndetësore

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 17:49
Fatmir Limaj

(E plotësuar) - Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj në takimin me strukturat dhe simpatizantët e kësaj partie në Gjakovë, shprehi bindjen se nëse diku në Kosovë duhet të frymojë socialdemokarcia, kjo është në Gjakovë.

Ai tha se edhe angazhimi i kësaj partie në qeverisjen e ardhshme, është për pako sociale, sigurim shëndetësor, shtesat për fëmijë, për reforma pensionale, ligji për lehonitë për mbrojtjen e grave vetushqyese. Po ashtu sipas tij, bujqësia dhe industria e Gjakovës duhet të kthehen në promotor të zhvillimit të vendit.

“Pakoja sociale është një ndër prioritet e mija, duke filluar nga sigurimi social e shëndetësor për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, për të vazhduar me shtesat themelore për fëmijët tanë. Çdo prind duhet t’i gëzojë shtesat e fëmijëve, pavarësisht punon apo nuk punon. Dhe ne do ta bëjmë një gjë të tillë. Ne do të angazhohemi për reforma pensionale, pensionistët e Kosovës meritojnë që pjesën e mbetur të jetës ta kalojnë në dinjitet. Angazhim tjetër do të jetë ligji për lehonat, sepse nënat tona, motrat tona, gratë tona duhet të shpërblehen dhe të kenë përkujdesjen ligjore gjatë kohës së shtatzënisë dhe pas saj. Qindra familje kosovare kanë nevojë për mbështetjen e shtetit. Ne ndihemi krenarë që sot në këto dy vite sa ka qeverisur Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që Fazliu ka qenë këshilltarë në këtë ministri, janë 27 mijë njerëz që janë trajtuar për këto dy vite në for ma të ndryshme për punësim”, theksoi Limaj.

Sekretari i përgjithshëm në Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi tha se kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, është një njeri që asnjë herë nuk njeh humbje. Por, sipas Sherifit, vetëm edhe një betejë e ka kryetari Limaj, atë për kryeministër.

“Pse Limaj duhet të jetë kryeministër dhe ti fitoj zgjedhjet? Për tri arsye, sepse është njeri që nuk njeh asnjë herë humbje, të gjithë betejat që është përballë deri më tani i ka fituar… Vetëm edhe një i ka mbet, të fitojë betejën për të arritur finalen me Serbinë si kryeministër i Republikës së Kosovës”, deklaroi Sherifi.

Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë njëherësh edhe kandidat për deputet, Fazli Hoxha theksoi se janë bashkuar për të dhënë kontributin që kanë dëshmuar me punën e kësaj partie për çështje sociale. Ai kërkoi nga qytetarët gjakovarë që të jenë të kujdesshëm, që mos të votojnë ata kandidatë të cilët kanë keqpërdorë votën.

“Ju garantoj se me qeverinë e re, ne do të jemi prezent në çdo familje të Gjakovës me projekte të ndryshme si mbështetje për rininë”, tha Hoxha.

Kjo parti ka prezantuar sonte edhe kandidatët për deputet të Kuvendit të Kosovës nga Gjakova, Fazli Hoxha, Violetë Demaj, Edmond Dushi, Erjona Rama dhe Luan Dinaj.

Nisma Socialdemokrate mban tubim me strukturat në Gjakovë (Drejtpërdrejtë)

Nisma Socialdemokrate mban tubim me strukturat në Gjakovë

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...