Nisma kërkon nga komuna e Gjakovës t’i mbulojë shpenzimet e varrimit - Bota Sot
Nisma kërkon nga komuna e Gjakovës t’i mbulojë shpenzimet e varrimit

Gjakova

Nisma kërkon nga komuna e Gjakovës t’i mbulojë shpenzimet e varrimit

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 13:59
Nisma kërkon nga komuna e Gjakovës t’i mbulojë shpenzimet e varrimit

Sot është mbajtur takimi i radhës i Komitetit për Politikë e Financa i Komunës së Gjakovës ku u diskutuan dhe u përcollën për miratim në Kuvendin Komunal projektbuxheti i vitit 2020 dhe Rregullorja Komunale për tatimin në pronë.

Në këtë takim, në emër të subjektit politik Nisma Socialdemokrate, kryetari i degës së kësaj partie në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka kërkuar nga ekzekutivi i komunës që ta rikthejë vendimin  mbi kompensimin e shpenzimeve funerale për qytetarët e Gjakovës, të revokuar nga KK në mbledhjen e datës 23.02.2018.

“Vendimi për revokim ishte marrë me arsyetimin që komuna kishte trashëguar mbi 200.000 euro borxhe dhe ishte e pamundur të mbuloheshin këto shpenzime. Konsiderojmë që pas gati dy vjetësh udhëheqje, qeveria komunale e Gjakovës ia ka dalë me sukses t’i paguajë të gjitha borxhet e trashëguara dhe ta rritë buxhetin komunal, duke grumbulluar më shumë të hyra nga qytetarët. Së këndejmi edhe kërkesa jonë për rikthimin e vendimit për kompensimin e shpenzimeve funerale për qytetarët është e arsyeshme. Kjo kërkesë është e bazuar edhe në programin e Nismës që promovon krijimin dhe zbatimin e politikave sociale”, ka thënë Hoxha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...