Pesë kandidatët më të votuar të LDK-së në Gjakovë - Bota Sot
Pesë kandidatët më të votuar të LDK-së në Gjakovë

Gjakova

Pesë kandidatët më të votuar të LDK-së në Gjakovë

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 17:28
Vjosa Osmani

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet parlamentare të së dielës, është radhitur e treta në komunën e Gjakovës me 18.2 për qind të votave.

Në top pesëshen më të votuar të kandidatëve të LDK-së në Gjakovë janë: Vjosa Osmani me 6 mijë e 135 vota, Rrustem Letaj me 2 mijë e 433 vota, Anton Quni me 2 mijë e 351 vota, Luan Gola me 2 mijë e 145 vota dhe Brikenda Kryeziu me 1 mijë e 499 vota.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partia fituese e zgjedhjeve parlamentare është Lëvizja Vetëvendosje me 25.49 për qind të votave, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 për qind të votave.

Në zgjedhjet parlamentare, kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat