Mësuesja nga Gjakova i detyron t’i pastrojnë dritaret pse bënë zhurmë në klasë - Bota Sot
Mësuesja nga Gjakova i detyron t’i pastrojnë dritaret pse bënë zhurmë në klasë

Gjakova

Mësuesja nga Gjakova i detyron t’i pastrojnë dritaret pse bënë zhurmë në klasë

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 13:44
Mësuesja nga Gjakova i detyron t’i pastrojnë dritaret pse bënë zhurmë në klasë

Në një faqe në Facebook, janë publikuar disa fotografi ku shihen disa nxënëse të Gjimanizit “Hajdar Dushi”, duke pastruar dritaret e shkollës.

Sipas njoftimit të kësaj faqe, nxënësit e klasës së 11 janë detyruar nga kujdestarja e klasës që të lajnë dhe pastrojnë klasën pasi që paraprakisht kishin bërë zhurmë gjatë orës së mësimit.

Gjatë pastrimit thuhet tutje se nxënësit kanë humbur nga dy orë mësimore.

Njoftimi i plotë:

Denohen nxenësit nga arsimtarja ne Gjimnazin Hajdar Dushi në Gjakovë

Nxenësit e klases 11/8 kane paraqitur nje rast ku jane detyruar nga kujdestarja e tyre qe ta lajnë dhe pastrojne klasen e tyre duke rrezikuar edhe veten e tyre si tek rasti i pastrimit të gjamave, e gjithe kjo pershkak të zhurmes qe kanë bërë në klasë.
Gjatë pastrimit i kanë humbur 2 orë të mesimit, a lejohet kjo?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat