Gjini: Në Gjakovë është paraqitur zinxhirë i ri i infektimeve me COVID-19

Gjakova

Gjini: Në Gjakovë është paraqitur zinxhirë i ri i infektimeve me COVID-19

Më: 16 prill 2020 Në ora: 00:06
Ardian Gji ni

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka folur për rastet e reja të infektimit me COVID-19 të paraqitura në Komunën e Gjakovës.

Gjini ka thënë se për fat të keq rastet e reja me COVID-19 në Gjakovë gjatë këtyre dy ditëve nuk mund të quhen raste kontakti.

“Po flasim për zinxhirë të ri infeksioni dhe mund të presim edhe raste të reja në Gjakovë”, tha ai.

I pari i Gjakovës ka thënë se edhe një grua shtatzënë që ka rezultuar pozitive pasi e njëjta kishte shkuar në spital për probleme tjera shëndetësore.

Gjini thotë se për shkak të kohës shumë të limituar të lëvizjes para 10 ditëve ka pasur ngjeshje të madhe të njerëzve në banka e markete.

“Koha deri në ora 14:00 ka qenë e pakët për të kryer shërbimet. Druaj se edhe gjatë ditës së djeshme ka pasur grumbullime të njerëzve për shkak të kufizimeve të reja. Nuk kemi mundur t’i ndalim njerëzit as me polici”.

Kryetari i Gjakovës thotë se nesër do të mblidhet shtabi emergjentë dhe do të diskutohet si do të shkohet tutje.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat