Fshati Osek Hyl bëhet me ujësjellës

Gjakova

Fshati Osek Hyl bëhet me ujësjellës

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 14:07
Gjakovë

KRU "Gjakova" është duke ekzekutuar punime në fshatin Osek Hyl, për herë të parë po bëhet shtrirja e rrjetit të ujësjellësit në një pjesë të fshatit, ku më se 50 familje do të kyçen në rrjetin e ujësjellësit duke u furnizuar me ujë të pijes.

Gjatësia e tërësishme e rrjetit është 2500 metra, ndërsa vlera e kontraktuar është 24.611 euro.

Projekti realizohet me iniciativë dhe mjete vetanake të ujësjellësit KRU Gjakova.

KRU Gjakova me këtë rast uron banorët e kësaj zone, të cilët janë konsumatorët më të ri që do të bëhen me ujë të pijes.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat