Gjakovë: 16 vjet burg për vrasjen e 2017-ës

Gjakova

Gjakovë: 16 vjet burg për vrasjen e 2017-ës

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 14:44
foto nga vendi ngjarjes

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me 16 vjet burgim të akuzuerin E.B për veprën penale, “Vrasja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“I akuzuari E.B. është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim unik me burg për dy veprat penale në kohëzgjatje prej gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01 nëntor 2017. I akuzuari është obliguar që të paguaj shpenzimet procedurale në shumën prej njëmijë e pesëqind e njëzet e një (1521.68) euro, shpenzimet e paushallit gjyqësorë në shumën prej katërqind (400) euro si dhe shumën prej pesëdhjete (50) euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi” thuhet në komunikatë.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar dy ditë më parë, i akuzuarit E.B., ka pranuar fajin se me 01 nëntor të vitit 2017 në Gjakovë, pikërisht në qebaptoren “T-B” me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.H. për shkak të një mosmarrëveshje që i akuzuari kishte pasur kohë më parë me tani të ndjerin.

Të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimi deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit. Pala ka të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Ky rast ka qenë i kthyer në rigjykim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat