Grumbullohen mbi 500 persona tek Ura e Shenjtë në Gjakovë, Policia urdhëron të shpërndahen për 5 minuta

Gjakova

Grumbullohen mbi 500 persona tek Ura e Shenjtë në Gjakovë, Policia urdhëron të shpërndahen për 5 minuta

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 19:55
Foto Ilustrim

Policia Rajonale e Gjakovës kanë bërë të ditur se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është dashur që të komunikojë me drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj për t’i shpërndarë mbi 500 persona që janë grumbulluar tek Ura e Shenjtë në Gjakovë.

Sipas të njëjtave burime, Qalaj pas bisedës me ministrin e Shëndetësisë ka kërkuar nga Policia Rajonale e Gjakovës për ta shpërndarë turmën e krijuar.

Rastin për media e ka konfirmuar drejtori i Policisë për Regjionin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili ka thënë se ky eveniment ishte lejuar nga Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas tij, mbi 500 persona janë shpërndarë nga Policia e Kosovës tek Ura e Shenjtë në Gjakovë, ku ishte duke u organizuar kërcimi nga kjo urë.

“Ajo çka unë mundem me thënë është që organizimi i kërcyesve ka qenë i aprovuar nga Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme në kuadër të disa aktiviteteve që lejohen në ambiente të hapura.  Përkundër prezencës policore, numri i pjesëmarrësve ka qenë më i lartë sesa lejohet, nuk janë respektuar masat e nevojshme dhe rekomandimet e IKSHPK-së dhe ne kemi urdhëruar që të shpërndahen. Kanë qenë mbi 500 persona”, ka thënë  Lumni Graisha,

Gazeta Sinjali ka provuar disa herë që ta kontaktojë ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat