Në Spitalin e Gjakovës janë duke u trajtuar 49 pacientë për COVID-19, prej tyre 27 janë pozitivë, ndërsa 9 të tjerë janë duke i pritur rezultatet e testimit.
25 pacientë janë me oksigjenoterapi, ndërsa 3 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas raportit të Spitalit të Gjakovës, nga stafi mjekësor janë të infektuar me koronavirus: 1 mjek, 13 infermierë dhe 1 staf tjetër.