52 persona u gjobitën në regjionin e Gjakovës pasi nuk i përfillën masat e Qeverisë kundër COVID-19

Gjakova

52 persona u gjobitën në regjionin e Gjakovës pasi nuk i përfillën masat e Qeverisë kundër COVID-19

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 00:58
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka zhvilluar aksionin edhe gjatë ditës së sotme për të mbikëqyrë respektimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Në regjionin e Gjakovës nga ora 07:00 e mëngjesit deri në ora 19:00 në mbrëmje janë shqiptuar 52 gjoba ndaj qytetarëve që nuk i kanë respektuar masat e Qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.  

Gjatë këtyre 12 orëve Policia e Kosovës në të gjithë vendin ka gjobitur 610 qytetarë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat