Gjykata Themelore në Gjakovë, e ka shpallur fajtor ish-asamblistin në Komunën e Gjakovës, nga radhët e Partisë Demokratike, Ilir Beqiri, për mos raportim të pasurisë.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Drilon Haraçia, i akuzuari është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht dhe 300 euro gjobë.
Dënimi me burgim ndaj të akuzuarit nuk do të ekzekutohet, nëse i njëjti nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej një viti.
Ndërsa, gjobën është i obliguar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Ndryshe, i akuzuari Beqiri është deklaruar fajtor në seancën e shqyrtimit gjyqësor të mbajtur më 30 shtator të këtij viti.