Në Spitalin e Gjakovës në shtator u trajtuan 884 pacientë

Gjakova

Në Spitalin e Gjakovës në shtator u trajtuan 884 pacientë

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 13:00
Në Spitalin e Gjakovës

Gjatë muajit shtator, në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë janë hospitalizuar: 884 pacientë (62 në Kirurgji, 24 në Ortopedi, 21 në Urologji, 5 në ORL, 283 në Gjinekologji, 147 në Neonatologji, 69 në Pediatri, 112 në Interno, 35 në Infektiv, 13 në Neurologji, 17 në Psikiatri, 79 në Pulmologji, 8 në Kujdes intenziv dhe 9 në Njësinë Koronare). 

Nga ky spital tregojnë se janë kryer 114 operacione (34 operacione Kirurgjike, 19 operacione Ortopedike, 3 operacione Urologjike, 2 operacione Oftalmologjike dhe 56 operacione Gjinekologjike). 

Gjatë këtij muaji kanë lindur 78 djem e 70 vajza (lindje me prerje cezariane kanë qenë 50).

Sa i përket shërbimeve ambulantore – vizita mjekësore kanë qenë 5418, 812 shërbime në Ro-Kabinet dhe 113 CT-ja.

Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 1651.

Poashtu, në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejt 865 shërbime të Dializës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat