Vërshimet në Gjakovë, Ardian Gjini del për të parë nga afër gjendjen

Gjakova

Vërshimet në Gjakovë, Ardian Gjini del për të parë nga afër gjendjen

Më: 8 janar 2021 Në ora: 15:27
Gjini ishte në terren për të parë së afërmi lokacionet e prekura nga vërshimet

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ishte në terren për të parë së afërmi lokacionet e prekura nga vërshimet.

Ekipet e drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim që janë në terren për sanimin e problemeve që janë shfaqur, raportojnë që në shumicën e rasteve në shtëpitë individuale problemi qëndron tek mos-ndarja e pusetave të kanalizimeve fekale nga ujërat atmosferik.

Deri më tani në qendrën e thirrjeve Emergjente 112, janë raportuar njëzet e pesë(25) raste në të cilat tashmë është ndërhyrë dhe situata është e menaxhueshme.

Derisa moti të përmirësohet, probleme të tilla do të mund të na përsëriten andaj bëjmë thirrje që rastet tuaja ti adresoni tek numri emergjent 112.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat