52 banorë strehohen në Aeroportin e Gjakovës

Gjakova

52 banorë strehohen në Aeroportin e Gjakovës

Më: 9 janar 2021 Në ora: 23:23
Foto ilustrim

9 familje të lagjes ”Shotë Galica” më Brekoc të Gjakovës, janë evakuar nga shtëpitë e tyre si pasojë e përmbytjeve.

Shiu i rrëmbyer i ditëve të fundit bëri që lumi afër shtëpive të tyre të dilte nga shtrati dhe t’u merrte gjithçka patën.

52 anëtarët e këtyre familjeve rome, ashkalinjë e egjiptianë u dërguan përkohësisht në Aeroportin e Gjakovës, nga Forcat e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës.

Pjesëtarët e të dyjave u kujdesën që banorët e rinj të aeroportit të kenë ushqim, veshëmbathje e mjete higjienike derisa t’u gjendet një zgjidhje tjetër afatgjatë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat