Gjini: Mërgimtarët sollën atmosferë këtë verë

Gjakova

Gjini: Mërgimtarët sollën atmosferë këtë verë

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 00:16
Ardian Gjini

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë që këtë vit kanë ardhë më shumë mërgimtarë gjatë verës, në krahasim me vitin e kaluar.

Gjini ka thënë që shpreson që të kenë mundësi bashkatdhetarët që të vijnë edhe në fund të vitit.

“Kanë ardhë shumë mërgimtarë. Shumë familje nuk kanë arritur të takohen mes vete për rreth dy vite, pasi vitin e kaluar shumë pak bashkatdhetarë kanë ardhë në Kosovë. Këtë vit, kanë ardhë më shumë dhe ka qenë një atmosferë e jashtëzakonshme dhe shpresoj që kemi me pasë rrethana që të vijnë edhe për festat e fundvitit”.

Tutje Gjini ka thënë që situata me pandeminë vazhdon të jetë serioze.

“Kemi rritje të numrit të rasteve edhe në Gjakovë. Numrat janë serioz dhe prej këtu më duhet t’i ftoj bashkëqytetarët e mi që të jenë të kujdesshëm dhe t’i marrin masat, pasiqë me të vërtetë mundemi me pasë raste shumë”.

Ai ka thënë që procesi i vaksinimit po ecën shumë mirë në këtë komunë.

“Rritja e numrit të rasteve më tepër e ngarkon sistemin shëndetësor se mua. E kemi një vaksinim që po ecën mirë në Gjakovë. Jemi për kokë banori më përpara se të gjitha komunat e tjera të Kosovës. Kanë punuar mjekët dhe infermierit edhe për vikend dhe ata po ngarkohen më tepër”, tha Gjini.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat