Kurti dhe Kusari-Lila premtojnë funksionalizimin e aeroportit dhe aksin Gjakovë-Shkodër

Gjakova

Kurti dhe Kusari-Lila premtojnë funksionalizimin e aeroportit dhe aksin Gjakovë-Shkodër

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 21:37
Albin Kurti me kandidaten për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetari i VV-së, Albin Kurti sot ka vizituar Komunën e Gjakovës.

Bashkë me kandidaten për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila u takuan me pronarë të biznesve.

Kurti nga atje tha se "Gjakova i ka dhënë shumë Kosovës për zhvillim ekonomik andaj e kanë me borxh që t'ia kthejnë".

Kurti po ashtu tha se janë të vendosur që ta bëjnë Aeroportin e Gjakovës siç e kanë thënë në zotimin e tyre në programin elektoral për një aeroport i cili përdoret për karbo e gjithashtu edhe për fluturime të lira.

Tutje, Kurti premtoi edhe funksionalizimin e aksit Gjakovë-Shkodër.

Ndërsa Kusari-Lila u shpreh se komuniteti i biznesit e ka një vend të veçantë në agjendën zhvillimore të Qeverisë Kurti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat