​Dëmtohet ura, ndalohet qarkullimi në rrugën Ujz-Rogovë të Gjakovës

Gjakova

​Dëmtohet ura, ndalohet qarkullimi në rrugën Ujz-Rogovë të Gjakovës

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 11:04
Ndalohet qarkullimi në rrugën Ujz-Rogovë të Gjakovës

Sektori për Transport dhe Trafik në Komunën e Gjakovës ka njoftuar se nga stacioni policor janë informuar për ndalim të qarkullimit në aksin rrugor që lidh fshatrat Ujz dhe Rogovë.

Kjo për shkak të dëmtimit të urës e cila siç shihet në fotografi përbën rrezik për kalimin e automjeteve mbi të.

Si rrjedhojë e kësaj, patrullat policore kanë vendosur shirita të ndalimit të qarkullimit në këtë urë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat