Molliqaj: Haradinaj të zgjedhë një humbje me dinjitet

Gjakova

Molliqaj: Haradinaj të zgjedhë një humbje me dinjitet

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 18:05
Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj

(E plotësuar) - Në Pallatin e Kulturës të mbushur plot në Gjakovë, sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje! Dardan Molliqaj përsëriti sulmin e tij të ashpër për ata që janë përgjegjës për gjendjen në Kosovë, “për profiterët e luftë dhe kriminelët e kemi veç një vend, burgun.”

Në vazhdim, Molliqaj nuk i kurseu as sulmet thumbuese për dy kandidatët për kryeministër të dy koalicioneve. Për Hotin tha se është dorëzu që kur ka pranu kandidimin, ndërsa për Haradinajn tha se është një figurë guximtare në luftë dhe frikacak në Politikë. Molliqaj madje i bëri thirrje Haradinajt që të mos fshihet, por të pranojë të dalë në debat publik me Kurtin.

Për kandidatin për kryeministër të Lëvizjes Vetëvendosje!, sekretari organizativ i Lëvizjes theksoi momentet kryesore të jetës së tij politike duke thënë se Albin Kurti gjithnjë ka ditur dhe ka pasur guxim në përballjet e tij politike. “Albini diti dhe guxoi si student, diti dhe guxoi kur ishte përfaqësues politik i UÇK-së, diti dhe guxoi si kryetar i Vetëvendosje!-s, diti dhe guxoi si deputet i Republikës, dhe ka me ditë dhe me guxu si kryeminsitër i Kosovës."

Në mbyllje të fjalës Molliqaj përsëriti thirrjen e tij ndaj Haradinajt duke thënë se ai, “ka dy rrugë, një humbje padinjtet dhe një humbje me dinjitet.”

***

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj tha të mërkurën në Gjakovë se kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk ka kundër-kandidat në zgjedhjet e 11 qershorit, pasi sipas tij, Avdullah Hoti nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa tashmë veç ka humbur, ndërsa për Ramush Haradinajn tha se ai ishte guximtar në luftë e frikacak në politikë për shkak se po fshihet për të mos dalë në debat përballë Kurtit.

Molliqaj pati një porosi për Haradinajn duke i thënë që të zgjedhë se në çfarë mënyre dëshiron ta përjetojë humbjen në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Një porosi për Ramush Haradinaj nga Gjakova: le të zgjedhë një humbje të dinjitetshme, ose një humbje pa dinjitet, sepse gjithsesi është humbës", u shpreh Molliqaj. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat