Kryesia e Degës së AKR-së në Gjakovë, me mbështetje të qendrës së partisë ka zgjedhur Edmond Dushin për kryetar të ri të Degës. Reformimi i partisë është në process dhe po vazhdon në të gjitha degët në të cilat janë pritur rezultatet edhe më të mira në zgjedhjet e kaluara.
Dega e AKR në Gjakovë, ka nevojë për energji të reja dhe udhëheqje dinamike, andaj strukturat e kësaj dege njëzëri kanë mbështetur kandidaturën e z. Edmond Dushi në mënyrë që kjo komunë të vazhdojë të qeveriset në mandatin tjetër nga AKR-ja.
Edmond Dushi angazhohet për herë të parë në poltikë ndërsa deri më tash ai ka punuar për organizata kredibile ndërkombëtare dhe së fundi ka qenë pjesë e OSBE-së.
Në ditët në vazhdim pritet që kandidatura e z. Dushi për Kryetar të Gjakovës të marrë aprovimin e Presidentit Pacolli dhe strukturave qendrore të partisë.