Në Gjakovë vihet gurthemeli i impiantit për trajtimit të ujërave të ndotura - Bota Sot
Në Gjakovë vihet gurthemeli i impiantit për trajtimit të ujërave të ndotura

Gjakova

Në Gjakovë vihet gurthemeli i impiantit për trajtimit të ujërave të ndotura

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 18:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gurthemeli i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Gjakovë, është një proces i angazhimit të ministrisë, donatorëve dhe ujësjellësve për ta kompletuar gjithë sistemin nga prodhimi i ujit deri te trajtimi i ujërave të zeza në vend, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Ai këto komente i bëri gjatë ceremonisë së e vënies së gurthemelit të Impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në vlerë prej 17 milionë euro, ku morën pjesë drejtues të institucioneve, ambasadorë të vendeve donatore dhe akterë të sektorit të ujërave.

Ministri Lluka bëri të ditur se aktualisht rreth 84% e qytetarëve kanë të qasje në ujësjellësit rajonal, derisa 7% kanë sisteme vetanake të furnizimit, ndërsa rreth 72 % e qytetarëve kanë qasje në kanalizime.

Lluka njoftoi se MZHE ka ndarë 10 milionë euro për tri vitet e ardhshme, që në bashkëpunim me donacionin e Qeverisë Zvicerane prej 8 milionë euro të bëhet integrimi i të gjitha fshatrave në sistemin e ujësjellësve rajonale.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se qytetarët e Gjakovës duhet t’i gëzohen këtij investimi pasi Gjakova po e merr hovin e zhvillimit, e sidomos në trajtimin e ujërave të zeza por edhe ujin e pijes, investime që kanë impakt të rëndësishëm në jetën e qytetarëve.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini tha se ky donacion është më i madhi që ka ndodhur në komunën e Gjakovës, dhe falënderoi qeverinë dhe popullin gjerman dhe zviceran për këtë ditë të jashtëzakonshme për qytetarët.

Ndërsa, Roland Siller, nënkryetar i Bankës Gjermane për Zhvillim KfW, tha se ky është njëri ndër investimet më të mëdha të viteve të fundit në Gjakovë dhe impianti i dytë i trajtimit të ujërave të zeza që po ndërtohet në këtë pjesë të Kosovës.

Sipas tij, kjo nuk është e rëndësishme vetëm për Kosovën, por edhe për vendet fqinje dhe shpreson se me këtë projekt edhe ujërat e shkarkuara në lumenj do të kenë këtë cilësi dhe do të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve në Gjakovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera