Rrahja brutale në vendin e punës në Gjakovë, Policia dhe Prokuroria me versione të ndryshme - Bota Sot
Rrahja brutale në vendin e punës në Gjakovë, Policia dhe Prokuroria me versione të ndryshme

Gjakova

Rrahja brutale në vendin e punës në Gjakovë, Policia dhe Prokuroria me versione të ndryshme

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 12:04
Foto

Të shtunën, më 3 nëntor në Gjakovë, një person u sulmua brutalisht në vendin e punës.

Sipas njoftimit fillestar të policisë përmes raportit 24 orësh, personi i sulmuar ishte femër, 

Siç bëhej e ditur, nga tre të dyshuarit  ishin konfiskuar dy thika the një shufër metali të cilat dyshohet se ishin përdorur në rast.

Mirëpo, krejt ndryshe thuhet në demantin që sot e ka lëshuar Prokuroria në Gjakovë.

“Prokuroria Themelore ne Gjakovë, reagon ndaj shkrimit te publikuar ne disa portale ku thuhet “ Gjakovë, tre meshkuj e sulmojnë një femër me thika e shufra në vendin e punës” pasi qe kjo nuk qëndron, sepse në rastin konkret tre meshkuj e kanë sulmuar një person tjetër (viktimë mashkull)”, thuhet në njoftimin e tyre.

Po ashtu Prokuroria pranë Gjykatës Themelore në Gjakovë me date 04.11.2018 ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy te dyshuarve B.P., dhe K.P., për shkak se te njëjtit dyshohen se kanë shkuar ne vendin e punës ku punon i dëmtuari  dhe e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime te rënda te dëmtuarit K.H.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera