Taravari: Zoti na ndihmoftë, Gostivari është në zi

Gostivari

Taravari: Zoti na ndihmoftë, Gostivari është në zi

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 23:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka shprehur ngushëllimet për viktimat nga aksidenti i sotëm tragjik në aksin rrugor Shkup-Tetovë dhe lutje për shërim të të lënduarve.

“Sot është një nga ditët më të rënda të Gostivarit. Në aksidentin tragjik të pasdites së sotme ka të mbijetuar, ka të lënduar për të cilët lutemi, por ka dhe viktima! Zoti i lehtësoftë dheun! Zoti i dhëntë forcë familjarëve të viktimave të përballojnë këto humbje të tmerrshme! Zoti na ndihmoftë të jemi të fortë në këto momente të një dhimbjeje jashtë çdo imagjinate! Gostivari sot është në zi!”, ka shkruar Taravari në letrën e tij të ngushëllimit.

Në aksident kanë humbur jetën 13 qytetarë dhe shumica e udhëtarëve të autobusit të aksidentuar janë nga Gostivari.

Dhjetëra të tjerë janë duke u trajtuar në spitalet e Shkupit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat