Dy persona të plagosur në dasmë në Gostivar, arrestohet dasmori - Bota Sot
Dy persona të plagosur në dasmë në Gostivar, arrestohet dasmori

Gostivari

Dy persona të plagosur në dasmë në Gostivar, arrestohet dasmori

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 16:46

Mbrëmë pas mesnate në fshatin Çajle të Gostivarit, është arrestuar 53 vjeçari B.H, pasi gjatë ahengut familjar që është organizuar në oborrin e shtëpisë së tij, dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri pistoletë, dhe ka plagosur dy gra nga fshati Çajle, H.I, 44 dhe M.M, 35 vjeçe.

Dy grat e lënduara janë dërguar në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit Ferid Murat për t`iu dhënë ndihmën e parë.

Nga plagët e mara, njëra nga zonjat është dërguar në Klinikat e Shkupit.

Prokurori Publik dhe SPB Gostivar kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, ndërsa i privuari nga liria B. H. është arrestuar nga policia.

Sektori i Punëve të brendshme të Gostivarit, tek personi i arrestuar ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, e cila po ashtu është dërguar për ekspertizë të mëtejme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...