Del negativ në testimin e dytë, 45 vjeçarja nga Gostivari mund coronavirusin

Gostivari

Del negativ në testimin e dytë, 45 vjeçarja nga Gostivari mund coronavirusin

Më: 2 prill 2020 Në ora: 23:47
Gostivar

Zero të infektuar në Gostivar me koronavirus. 45 vjeçarja del negativ në ritestim. Informacionin e vërteton edhe ajo vetë.

“Negativ jam, sapo kam marrë rezultatet”, deklaroi pacientja në fjalë.

Ajo tani lëshohet në kurim shtëpiak, ku do të duhet të qëndrojë në vetizolim edhe 14 ditë.

Ndryshe, deri më tani në Gostivar janë testuar 50 persona dhe të gjithë janë negativ.

Në pritje janë rezultatet e çiftit të bashkëshortëve nga Strumica të shtruar mbrëmë në Repartin Infektiv në Gostivar. Ata para dy ditësh kanë udhëtuar nga Sllovenia dhe kanë qenë të vendosur në karantinë shtetërore në hotelet e Mavrovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat